Në një zhvillim të ri politik në Spanjë, Partia Socialiste (PSOE), që qeveris vendin, ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në Eurovizion 2026 nëse Izraeli është aty. Vendimi është mbështetur nga Patxi López, zëdhënës i PSOE në Kongres, i cili e ka quajtur këtë hap si mënyrë për të dërguar një mesazh politik ndaj qeverisë izraelite për veprimet e saj në Gaza.
Ai gjithashtu ka sugjeruar se Spanja mund të shqyrtojë të njëjtën qasje për ngjarje të tjera ndërkombëtare, përfshirë Botërorin e futbollit 2026, nëse Izraeli kualifikohet në fazën finale. Kjo lëvizje ka shkaktuar reagim të fortë nga disa shtete të tjera. Irlanda, Holanda, Islanda dhe Sllovenia gjithashtu kanë kërcënuar të bojkotojnë Eurovizion 2026 nëse Izraeli merr pjesë.
Nëse Izraeli vazhdon të jetë pjesëmarrës në Eurovizion 2026, RTVE ka njoftuar se nuk do ta transmetojë fare festivalin në fjalë. Përplasjet politike mes dy vendeve kanë arritur kulmin së fundi, me akuza dhe kundërakuza të ashpra për atë që po ndodh me konfliktin në Gaza.
The post E BUJSHME! Qeveria spanjolle kërcënon: Nuk marrim pjesë në Botërorin 2026, po qe atje Izraeli appeared first on Telesport.