Pedja Mijatović u shpreh i impresionuar nga paraqitjet e Kylian Mbappe: “Këtë sezon e shoh ndryshe, më të lumtur dhe më të qetë. Që në fillim ka luajtur mirë dhe ka shënuar gola, do ta kalojë shifrën e sezonit të kaluar. Është vendimtar, i shpejtë, golashënues, dëshiron të marrë pjesë në aksione dhe të japë asiste. E shoh shumë të kompletuar, ky është një lajm i madh për Real Madridin”.
Mijatović vlerësoi edhe talentin e ri Franco Mastantuono (18 vjeç): “Në këtë moshë kaq të re ka shumë personalitet, aspak frikë. Nuk e tremb ‘Bernabéu’, ka mentalitetin tipik argjentinas të mos e njohë frikën. Nuk ka pasur fat përpara portës deri tani, por posedon potencial të jashtëzakonshëm. Ka shumë të ardhme përpara”.
Ai nënvizoi gjithashtu rëndësinë e besimit që Xabi Alonso po iu jep lojtarëve të rinj: “Të gjithë lojtarët e rinj e shohin trajnerin e tyre, që nuk e ka problem t’i aktivizojë. Duhet rrezikuar, shoh që Xabi Alonso e bën duke i hedhur në fushë. Ata e dinë që me këtë trajner do të kenë shumë mundësi për t’u afirmuar”.
The post “Ky lloj starti i kompletuar i Mbappe është lajm i madh për Real Madridin” appeared first on Telesport.