Mijatovic paralajmëron Vinicius për stolin, i tregon rreziqet me një trajner si Xabi Alonso

Pedja Mijatovic, ish-lojtar i Real Madridit (1996-1999) dhe ish-drejtor sportiv (2006-2009), foli në “El Larguero” për stolin e shumëpërfolur të Vinicius kundër Marseille, ndeshje që madrilenët e fituan 2-1:

“E njoh filozofinë dhe metodologjinë e Xabi Alonsos dhe nuk më surprizon. Ai do që të gjithë lojtarët të jenë aktivë, të marrin minuta si në La Liga, ashtu edhe në Champions. Nuk do të ketë asnjë problem ta ulë këdo në stol”.

Duke iu referuar rastit konkret: “Kundër Marseille i ndodhi Viniciusit, por koha gjithmonë të vendos në vendin tënd. Nëse për shkak se nuk je titullar stërvitesh keq, pa dëshirë, atëherë sigurisht nuk do të luash. Nuk do të shqetësohesha shumë, gjithçka varet nga ai. Nëse shtyn më shumë, do të luajë. Nëse jo, do ta bëjë dikush tjetër”.

The post Mijatovic paralajmëron Vinicius për stolin, i tregon rreziqet me një trajner si Xabi Alonso appeared first on Telesport.