Juventusi shpëtoi sërish në fund, mes tensionit të tifozëve dhe Igor Tudor, që pas ndeshjes tha me ironi: “Mjaft me kësi ndeshjesh…” Ai shtoi: “Sonte patëm vështirësi. Pas Interit, lodhja u ndje. Në pjesën e dytë vuajtëm. Kishim zemër dhe një pankinë (zëvendësues) të fortë, ky është sinjal i mirë.
Ata kishin individualitete të rëndësishme, ne probleme fizike, por përpara jemi të rrezikshëm. Pësuam gola me shumë lehtësi, ishim shumë poshtë dhe nuk duhej t’i lejonim. Jam i lumtur që barazuam në fund, në këto kushte nuk mund të bënim më mirë. Pas 2-4, ky barazim vlen sa një fitore, i përgëzoj djemtë”.
Kroati vuri theksin te roli vendimtar i zëvendësimeve: “Me 5 ndryshime nuk ka titullarë. Iu them gjithmonë lojtarëve se ndeshjet vendosen në fund, duhen energji. Sot ishte e vështirë, vetëm tri ditë nga Interi. Kenan ishte i shteruar. Kryerja e 5 zëvendësime është thelbësore. Ndonjëherë dalin për mirë, ndonjëherë jo. Sonte funksionuan”.
The post Tudor, pas “thrillerit” me BVB: Mjaft më me kësi ndeshjesh, sonte nuk mund të bënim më mirë appeared first on Telesport.