Janë mbyllur 45-minutat e para në 4 sfidat e mbrëmjes në Champions League. Në “Santiago Bernabeu”, Real Madrid po barazin 1-1 ndaj Olimpique Marseille. Pas pesë minutash lojë, Alexander Arnold lë fushën i dëmtuar dhe në vend të tij futet Dani Carvajal. Në minutën e 22-të u zhbllokua rezultati.
Arda Guler tregohet i pavëmendshëm dhe humb topin, aty përfitojnë francezët që nisën në kundërsulm. Mason Greenëood jep asist fantastik për Timothy ëeah, ish-lojtari i Juventus dërgon topin në rrjetën e Courtois.
Në minutën e 29-të, Kylian Mbappe barazon shifrat nga pika e bardhë e penalltisë, e fituar nga Rodrygo, pasi braziliani u pengua nga mbrojtësi kundështar brenda zonës.Pjesa e parë mbyllet 1-1.
Në Londër, Tottenham po fiton 1-0 ndaj Villarreal. Londinezët kaluan në avantazh që në minutën e 4-të, falë një autogoli. Një krosim i lehtë i Bergavall dhe nuk zotërohet mirë nga portieri i Villarrealit, Luiz Junior dhe i shpëton nga duart duke përfunduar në rrjetë.
Në Lisbonë, Benfica po fiton 2-1 ndaj Qarabag. Portugezët shënuan dy gola të shpejtë me Barrenechea 6′ dhe Pavlidis 16′. Miqtë ngushtuan shifrat me Leandro Andrade në minutën e 30-të.
Në “Allianz Stadium”, pjesa e parë mes Juventusit dhe Dortmundit është mbyllur në barazim pa gola.
The post 45-minutat e para: “Paqe” në “Bernabeu” dhe “Allianz Stadium”. Tottenham dhe Benfica po bëjnë detyrën në shtëpi appeared first on Telesport.