Afër 100 mijë euro grant kishte përfituar nga Ministria e Bujqësisë, një zyrtar i lartë i komunës së Podujevës. Bëhet fjalë për Vigan Salihun, që në komunën e udhëhequr nga Shpejtim Bulliqi, mban funksionin e Drejtorit për Planifikim dhe Zhvillim Ekonomik.
Drejtori i drejtorisë së Planifikimit dhe Zhvillimit Ekonomik në Podujevë, Vigan Salihu, kishte qenë ndër përfituesit e granteve të Ministrisë së Bujqësisë.
Projekti i titulluar Ndërtimi i stallës dhe blerja e lopëve qumështore, mekanizëm dhe pajisjeve, nga komisioni ishte vlerësuar me 63 pikë, dhe shuma e miratuar për këtë projekt ishte hiq më pak se 96 mijë e 300 mijë euro.
Drejtori që mban këtë pozitë në komunën që udhëhiqet nga Shpejtim Bulliq, është kontaktuar nga Dukagjini, por nuk ka deshur të prononcohet për këtë çështje.
Ferma e tij, siç kanë raportuar portale të ndryshme, ishte regjistruar në tetor të vitit 2024 në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve, ndërsa lista e finale e përfituesve ishte publikuar më 20 nëntor të atij viti – mbi 20 ditë më vonë pas regjistrimit të biznesit.
Lista e përfituesve të granteve përmbante gjithsej 126 përfitues, ndërsa si sqarim përfshihet edhe një shënim i Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë të Ministrisë, që shuma e miratuar mund të ndryshojë pas kontrollës së dytë, kur përfituesi do të ofrojë dëshmitë/faturat për shpenzimet e bëra.
Demokracia.com ka raportuar gjate dite se si Peci nuk e kishte kthyer telefonin e Ministrisë sa ishte këshilltar i Kujtim Shalës
Peci nuk e kishte kthyer telefonin e Ministrisë sa ishte këshilltar i Kujtim Shalës