Socialistët evropianë do ta përjashtojnë partinë e kryeministrit sllovak

Partia e Socialistëve Evropianë ka votuar për përjashtimin e përhershëm të partisë sllovake Smer, e cila drejtohet nga kryeministri Robert Fico, sipas katër zyrtarëve të njohur me vendimin.

Udhëheqësia e Partisë së Socialistëve Evropianë mori një vendim unanim në një takim të enjten e kaluar, thanë për Politico zyrtarë të cilëve u është garantuar anonimiteti për të folur lirshëm mbi diskutimet e brendshme.

Ky vendim vjen pasi Fico vizitoi Pekinin në fillim të shtatorit dhe u takua me presidentin kinez, Xi Jinping dhe presidentin bjellorus, Alexander Lukashenko.

Anëtarësimi i partisë Smer në socialistët evropianë ishte pezulluar në tetor të vitit 2023, pasi Fico hyri në një koalicion me Partinë Kombëtare Sllovake (SNS).

Kohët e fundit, Fico ka pasur gjithnjë e më shumë përplasje me socialistët evropianë, duke ngadalësuar miratimin e sanksioneve kundër Rusisë.

Për më tepër, ai është akuzuar për minimin e sundimit të ligjit në Bratislavë.