Petrit Selimi: James Rubin hyri fuqishëm me dëshmi, theksoi rolin politik të Hashim Thaçit

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi,  ka folur për dëshminë në Hagë të James Rubin, në kuadër të dëshmitarëve mbrojtës të Hashim Thaçit.

Sipas Selimit, Rubin ka hyrë fuqishëm me dëshminë e tij, për të rikujtuar gjithçka që ka ndodhur në vitet e 90-ta derisa negociohej për një zgjidhje.

“Z. Rubin hyri shumë fuqishëm me dëshminë, për të rikujtuar ato momente shumë të vështira, për z. Thaçi, shokët e tij”, ka thënë Selimi.

Petrit Selimi ka thënë se Rubin ka rikujtuar rolin politik të Hashim Thaçit dhe tregon se amerikanët e kishin identifikuar Hashim Thaçin si personin me të cilin duhet të komunikohet.

“z.Rubin na e rikujtoj rolin politik të z.Thaçi. Nëse tha ai që z. Thaçi s’ka pasur rol ushtarak, ai potencon rolin politik të z. Thaci. Amerikanët e identifikuan Thaçin si personin me të cilin duhet të komunikohet për të nënshkruar marrëveshje”, ka thënë Selimi në një intervistë në FRONTAL të T7

Ish-kryediplomati Selimi ka deklaruar se amerikanët e kishin identifikuar Hashim Thaçin si njeriun që do ta bartte procesin nga lufta, në bombardime, pastaj në demilitarizim dhe demokratizim.

“Në procesin politik, Thaçi u identifikua nga amerikanët, që të bartë procesin nga lufta, në bombbardim, nga bombardmi në demilitarizim dhe demokratizim”, ka shtuar tutje.