Alvarez nuk ikën nga Atletico. Barcelona gjen në Bundesligë pasuesin ideal të Lewandowski-t

Robert Lewandowski do të largohet në fund të këtij sezoni nga Barcelona. E ardhmja e polakut me shumë mundësi do të jetë në Arabinë Saudite.

Drejtuesit e Barcelonës kanë nisur prej kohësh punën për të gjetur zëvendësuesin ideal të Lewandowski-t. Dëshira e madhe e Joan Laporta dhe drejtorit sportiv Deco është Julian Alvarez, por largimi i argjentinasit nga Atletico Madrid është thjesht i pamundur.

Në këtë situatë, drejtuesit katalanas po shyqrtojnë alternativa të tjera. Një nga emrat që po ëprflitet shumë si zëvendësues i mundshëm i Lewandowski-t është sulmuesi i Dortmund, Serhou Guirassy.

Sulmuesi nga Guinea shënoi 38 gola 50 ndeshje në seoznin e kaluar, ndërsa këtë sezon të ri ka shënuar 5 gola në 4 ndeshje, duke vijuar me formën fanastike. Largimi i tij nga Dortmund nuk do të jetë aspak i lehtë, duke ditur që e ndjekin shumë klube të mëdha. Minimumi që duhet të paguajë Barcelona për Guirassy është shifra 100 milionë euro.

The post Alvarez nuk ikën nga Atletico. Barcelona gjen në Bundesligë pasuesin ideal të Lewandowski-t appeared first on Telesport.