Presidenti Donald Trump nuk dha komente mbi ofensivën e Izraelit në Gaza, duke thënë se nuk kishte shumë detaje për ndërhyrjen tokësore.
“Duhet ta shoh. Nuk di shumë për këtë”, tha Trump kur u pyet për operacionin e Izraelit për të marrë kontrollin e zonës urbane në enklavën e rrethuar palestineze.
Në vend që të ofronte një qëndrim mbi operacionin izraelit, Trump u përqendrua në përdorimin e pengjeve si mburoja njerëzore nga Hamasi, shkruan CNN, transmeton Gazeta Express.
“Hamasi po përdor marrëveshjen e vjetër të mburojës njerëzore”, tha ai. “Nëse e bëjnë këtë, janë në telashe të mëdha”.
“Nëse i vendosin pengjet para tyre, Hamasi, si mbrojtje, i quajnë truproja, do të duhet të paguajnë shumë”, shtoi ai më vonë.
Trump më parë ka qenë publikisht agnostik ndaj planeve të Izraelit për të nisur një ndërhyrje tokësore, duke thënë se ishte një vendim për kryeministrin Benjamin Netanyahu.