Dy ditë pa zë| Presidenca e Qeveria heshtin për dëshminë e Rubinit në Hagë

Presidenca e Qeveria kanë zgjedhur heshtjen përballë dëshmisë së ish-ndihmës-sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin.

Ndonëse ish-diplomati i lartë amerikan po e vazhdon dëshminë në favor të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë prej dy ditësh, pushteti aktual nuk e ka thënë asnjë fjalë.

As presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe as kryeministri në detyrë Albin Kurti nuk kanë shprehur asnjë qëndrim për dëshminë tejet të vlefshme të ish-zyrtarit të lartë amerikane.

Pavarësisht së dëshmia e tij po vlerësohet si më e rëndësishmja deri me tani në favor të ish-krerëve të UÇK-së, pushteti aktual nuk po e vlerëson si të tillë.

Deri me tani Vjosa Osmani dhe Albin Kurti kanë injoruar në tërësi dëshmitë e Rubinit, i cili si askush tjetër deri me tani po tregon se lufta e UÇK-së ka qenë e drejt dhe se krimet e pretenduar ndaj ish-krerëve të UÇK-së janë të pabaza.

Heshtja e tyre po vlerësohet si e turpshme nga njohësit e rrethanave politike.

Ish-eprori i UÇK-së, Uk Lushi, i cili jeton dhe vepron në Amerikë, ka kritikuar ashpër heshtjen e institucioneve të Kosovës ndaj dëshmisë së tij.

Në profilin e tij në “Facebook”, Lushi ka shkruar se ndaj Speciales duhet të flitet sikurse po flet Rubini.

“Qyqarë shqiptarë! Politikanë dhe udhëheqës institucionesh në Kosovë! Shqiptarë kudo jeni! Qyqarë shqiptarë! A po e shihni si flitet për dhe me abuzuesit?! Si James Rubini. Të padrejtës i thuhet e padrejtë. Pa dorëza. Sepse kjo është obligim moral, njerëzor dhe shtetëror. A po ju vjen marre kur po e dëgjoni t’i thotë Prokurorisë Speciale në gojë James Rubin çka vetëm një pakicë krejt e vogël kemi guxuar t’i themi prej se ajo filloi keqtrajtimet?! Qyqarë, si po ndiheni këto dy ditë? A po tuteni hala duke parë amerikanin të bëjë atë që është dashur ta bëni ju?”, ka shkruar Lushi.

Në dytën e dytë të dëshmisë së tij, ish-diplomati amerikan i është përgjigjur edhe pyetjeve të gjyqtarëve.

Derisa përgjigjej në këto pyetje, ai ka drejtuar edhe kritika të ashpra të kësaj gjykate.

Ai ka numëruar shkeljet që kjo gjykatë ka bërë në raport me Hashim Thaçin, duke thënë se kjo nuk është drejtësi.

Ai ka vlerësuar se kjo prokuroria po e akuzon politikisht Hashim Thaçin.

“Mendoj që jam munduar pa fund që të jem i disponueshëm për këtë gjykatë, kam shpenzuar qindra orë përgatitje, dhe ndjesia ime ishte se gjithë njohuritë ishin të pranishme në dokumente. Pikëpamjet e Prokurorisë nuk është se do të ndihmoheshin nga kontributi im. Nëse keni nevojë për pyetje kam qenë këtu dje dhe sot. Fakti që të akuzuarit kanë qenë në paraburgim për më shumë se 5 vjet, dhe fakti që ata janë dorëzuar vullnetarisht dhe fakti që janë mbajtur kaq gjatë më shqetëson mendoj se lidhet me politikën”, ka thënë ai, duke shtuar se këto gjera e shqetësojnë.

“Më shqetëson fakti që dikush të jetë i paraburgosur për kaq gjatë, këta persona janë dhënë vullnetarisht, dhe kanë qenë bashkëpunues me gjykatën. Në rastin e të akuzuarve nuk e kuptoj pse është dashur të jenë në burg për 5 vjet, nuk e shoh si shtet të së drejtës. Albright nuk e ka pasur këtë drejtësi në mendje kur e ka incizuar Tribunalin e Hagës”, është shprehur ai, duke thënë se kjo ka ndodhur vetëm pse Thaçi ka qenë udhëheqës i UÇK-së.

“Mua kjo më është dukur si fajësim politik për shkak se Hashim Thaçi ka qenë udhëheqës i UÇK-së. Duke qenë se kam parë nga afër liderët e UÇK-së dhe asnjë person tjetër nuk e ka pasur këtë mundësi, duke pasur ide të mirë të funksionit, për 3 ditë kam parë si janë sjellë ata, kush ishte përgjegjës, komandant, mbështetës. Duke pasur këtë njohuri mendoj se kjo ka qenë e gabuar, unë nuk jam jurist, kjo nuk është drejtësi”, ka theksuar Rubin.

Diplomati amerikan ka vazhduar kritikat ndaj prokurorisë për mbajtje në paraburgim të Thaçit për 5 vite.

Ai ia ka rikujtuar prokurorisë së Thaçi e ka krijuar vet këtë gjykate dhe është paraqitur vullnetarisht.

“Vitet kalonin dhe asgjë nuk ndodhi, për shumë ndodhi, pse u deshën 5 vite për të krijuar. Aktakuza është ngritur 5 vite përpara. I kam pyetur njerëzit, kam thënë nëse një gjë e tillë ishte normale, kam folur me juristë e avokatë me emër, kjo ishte e pazakontë për të trajtuar një burr shteti që u dorëzua vullnetarisht. Në juridikisionin e një Gjykate që e ka krijuar vet kur ka qenë kryeministër. Këto janë gjërat që kam mbajtur mendjen”, ka deklaruar ai.