Dëshmia e Rubinit, Lushi-institucioneve: A po ju vjen marre kur po e dëgjoni çka po i thotë Prokurorisë Speciale?

Ish-eprori i UÇK-së, Uk Lushi, i cili jeton dhe vepron në Amerikë, ka komentuar dëshminë e ish-diplomatit amerikan James Rubin para Gjykatës Speciale.

Ai e ka kritikuar heshtjen e institucioneve të Kosovës ndaj dëshmisë së tij.

Në profilin e tij në “Facebook”, Lushi ka shkruar se ndaj Speciales duhet të flitet sikurse po flet Rubini.

“Qyqarë shqiptarë! Politikanë dhe udhëheqës institucionesh në Kosovë! Shqiptarë kudo jeni! Qyqarë shqiptarë! A po e shihni si flitet për dhe me abuzuesit?! Si James Rubini. Të padrejtës i thuhet e padrejtë. Pa dorëza. Sepse kjo është obligim moral, njerëzor dhe shtetëror. A po ju vjen marre kur po e dëgjoni t’i thotë Prokurorisë Speciale në gojë James Rubin çka vetëm një pakicë krejt e vogël kemi guxuar t’i themi prej se ajo filloi keqtrajtimet?! Qyqarë, si po ndiheni këto dy ditë? A po tuteni hala duke parë amerikanin të bëjë atë që është dashur ta bëni ju?”, ka shkruar Lushi.