Telefonata e Hashim Thaçit me Bill Clinton-it, Rubin tregon se sa “mbresëlënëse” ishte për presidentin

James Rubin, ish-top zyrtari amerikan që po dëshmon si dëshmitar i thirrur i mbrojtjes në rastin e Hashim Thaçit, tregoi për një bisedë telefonike mes asokohe Presidentit të ShBA-së, Bill Clinton dhe Hashim Thaçit.

Thaçi i kishte thënë “të gjitha gjërat e duhura”, tha James Rubin, ndërsa kishte lënë “mbresëlënje të mira” te Clinton.

Kjo në kohë bombardimesh dhe zotimet e Hashim Thaçit se nuk do të kishte “dhunë hakmarrëse” ndaj serbëve të Kosovës.

“Thaçi kishte thënë të gjitha gjërat e duhura në bisedë me Clinton. E kujtoj që ai kishte pasur përshtypje të mirë në bisedë me lider të UÇK-së nga një ambient lufte, ku njerëzit kishin vuajtur gjithëçfarë gjërash, që edhe në atë kohë, pa prompt, që ai dërgoi mesazhet më të mira, dhe kur këtë e bënë te Presienti i ShBA-së, është gjë shumë e mirë për të bjë. E di që Clinton ishte pasur përshtypje të mirë . Që s’do të kishte hakmarrje retributive dhunë ndaj pakicave. Clinton kishte përshtypje të mirë dhe ia ka kishte thënë shefit të sigurisë kombëtrar”, tha Rubin.

Për më tepër, më vonë, tha James Rubin: “Unë bëja çmos ta mbaja për fjale për këtë zotim ndaj Clinton”.