Kanada/ U gjet pa jetë në automjet, identifikohet 43-vjeçari shqiptar, hetimet: U vra me armë zjarri

Kanada- Një 43-vjeçar me shqiptare është gjetur pa jetë brenda një automjeti. Ngjarja u raportua se ndodhi në një shesh në “Victoria Park Avenue”, mesnatën e të shtunës. Pas hetimeve nga policia e Torontos, viktima u identifikua si Paulin Harusha.

Pavarësisht ndërhyrjes së ekipeve të emergjencës, 43-vjeçari shqiptar ndërroi jetë në vendngjarje. Ende nuk janë zbardhur shkaqet e krimit të rëndë, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.