Luis Campos, drejtori sportiv i PSG, ka zbuluar në një intervistë për “RMC Sport” detaje të forta mbi largimin e Neymar në vitin 2023 dhe rolin e Luis Enrique. Sipas tij, trajneri spanjoll ishte i pari që ia tha brazilianit hapur: “Është më mirë që të largohesh”.
Campos shpjegon se Enrique e pa futbollin ndryshe, duke vënë në plan të parë lojën kolektive dhe aktivizuar ata që tregonin më shumë në stërvitje çdo javë. Neymar u transferua drejt Arabisë Saudite në të njëjtën kohë kur Enrique mbërriti në Paris, pasi kishin punuar bashkë më herët te Barcelona.
Campos e cilësoi ardhjen e trajnerit spanjoll si “vendimin më të mirë” të tij te PSG, duke kujtuar takimin vendimtar në Barcelonë: “Në pak minuta kuptova se ai ishte njeriu i duhur. Pas një dite, gjithçka u mbyll. I thashë që do të ndërtonim një ekip pa presionin e Champions-it dhe ai m’u përgjigj: Unë vij për ta fituar atë”.
The post “Luis Enrique ishte i pari që i tha Neymarit: Shumë mirë që po largohesh…” appeared first on Telesport.