Rubin: Po, kam thënë se Thaçin e futën në burg në momentin që po bënte marrëveshje paqeje me Serbinë

Ish-ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James Rubin, gjatë dëshmisë së tij në Hagë e ka pranuar se në një intervistë në korrik të këtij viti, kishte thënë se ish-presidentin Hashim Thaçi e kanë akuzuar në momentin që po e bënte marrëveshjen me Serbinë.

Poashtu, ai kishte deklaruar se Gjykata Speciale është shembulli i drejtësisë ndërkombëtare që ka dalë jashtë kontrollit.

“Po tani tribunali i Kosovës është shembulli i drejtësisë ndërkombëtare që ka dalë jashtë kontrolli. Krijuan një çështje të pabazë për drejtuesin e çështjeve të Kosovës dhe e kanë akuzuar në momentin që po krijonte marrëveshje paqeje me Serbinë, e futën në burg. Ka qenë në burg për katër vite e më shumë por nuk janë në gjendje as t’i mbledhin të gjitha provat bashkë që tri vite e gjysmë sepse po shpikin ligjin”, tha ai në dëshminë e tij njofton Klankosova.tv.

Ish-zyrtari i lartë i ShBA-së theksoi se i kujtohet që i ka thënë këto deklarata dhe si rrjedhojë pjesë të videos u pranuan në prova materiale.