Lautaro Martinez ka munguar në stërvitjen e fundit të Interit për shkak të dhimbjeve në shpinë, duke punuar vetëm në palestër. Megjithatë, udhëtimi drejt Amsterdamit me skuadrën nuk është në diskutim. Pjesëmarrja e tij në fushë do të vendoset nga Cristian Chivu, por është e mundshme që kapiteni argjentinas të mos luajë nga minuta e parë.
Në Champions, Lautaro ka qenë pothuajse gjithmonë i pranishëm. Mungesa e tij e fundit daton në nëntor 2018, kur në sezonin e tij të parë me Interin humbi debutimin kundër Tottenham (2-1 për zikaltrit, me Spalletti në stol). Që atëherë, ai ka qenë pjesë e rregullt e skuadrës zikaltër.
Sezonin e kaluar u ul në pankinë vetëm një herë, në fitoren ndaj Feyenoord. Në rastet kur ka nisur nga stoli, Interi ka fituar pothuajse gjithmonë, përveç humbjes me Bayer Leverkusen. Edhe kur Lautaro ka munguar për arsye të vogla fizike, Interi ka treguar që mund të qëndrojë fort. Nga 6 ndeshje të mungesës së tij, sezonin e kaluar, 5 u fituan dhe një u barazua (2-2 me Lazion).
The post Lautaro në dyshim për ndeshjen ndaj Ajax, mungesa e tij e fundit në Champions më 2018 appeared first on Telesport.