Kylian Mbappé është pranë rrumbullaksimit të 50 golave me Real Madrid, vetëm 13 muaj pas veshjes së fanellës së bardhë. Me 48 gola të shënuar që nga ndeshja e tij e parë zyrtare, sulmuesi francez ka pasur ndikim të menjëhershëm te madrilenët, që nga debutimi në Superkupën Europiane ndaj Atalantës.
Sipas “Marca”, Mbappé e përjeton çdo ndeshje si hap drejt fitimit të Champions League, një trofe që i shpëtoi me PSG-në dhe tani është prioritet kryesor, pas triumfit të ekipit të Luis Enrique. Ai ka treguar një rregullsi të jashtëzakonshme, duke qenë shpesh golashënuesi kryesor i klubit gjatë 7 prej këtyre 13 muajve.
Për krahasim, Cristiano Ronaldo arriti 50 golat në 53 ndeshje me Real Madridin, ndërsa Mbappé mund t’i arrijë në ndeshjen e 64-të, ndoshta me një dopietë kundër O.Marseille, rivalit historik të PSG-së. Deri tani, ai ka shënuar 10 gola në 16 përballje zyrtare kundër francezëve, duke e bërë këtë sfidë mundësinë ideale për të arritur shifrën simbolike 50.
The post Mbappe “flirton” me 50 gola për Real Madridin, mund ta arrijë këtë shifër kundër Marsejës appeared first on Telesport.