Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez pritet të martohen, pasi modelja dhe influencuesja duket se është shtatzënë me fëmijën e gjashtë, sipas informacionit të transmetuar nga programi spanjoll “Vaya fama” në “Telecinco”. Gazetarja Alba Morales tha: “Po martohen, sepse ajo është shtatzënë dhe në vendin ku jetojnë nuk është e mundur ndryshe. Kanë vendosur të martohen, sepse ligjet saudite nuk lejojnë të jetosh bashkë pa qenë i martuar”.
CR7 jeton në Riyadh, Arabinë Saudite, me familjen e tij dhe ka kontratë me Al-Nassr deri më 2027. Ligjet e vendit bazohen në traditën islame, ku marrëdhëniet jashtë martesës dhe shtatzënia e një gruaje të pa martuar janë të ndaluara dhe ndëshkohen rreptësisht. Megjithëse tashmë kanë pesë fëmijë, duket se rregulli nuk mund të shkelet më.
Cristiano Ronaldo ka shprehur gjithmonë dëshirën për një familje të madhe, Georgina është një nënë e kujdesshme për fëmijët e tyre. Burime të ndryshme sugjerojnë se martesa mund të zhvillohet në korrik 2026, pas Botërorit të futbollit, që mund të jetë i fundit për sulmuesin, dhe po ashtu shënon 20-vjetorin e debutimit të tij me kombëtaren e Portugalisë.
The post Georgina, shtatzënë me fëmijën e tij të gjashtë? Ligjet saudite detyrojnë CR7 të martohet appeared first on Telesport.