Interi po përgatitet për debutimin në Champions League kundër Ajax, pas dy humbjeve radhazi ndaj Udineses dhe Juventusit. Çështja e portierit (Sommer ose Martinez) dhe zgjedhjet e Chivu ishin temë diskutimi në emisionin “Viva el Fútbol” me Adani, Cassano dhe Ventola.
“Fantantonio” shpërtheu kundër drejtuesit zikaltër Beppe Marotta, duke e akuzuar se nuk e mbështet trajnerin: “Në vend që të bëjë vetëm intervista dhe të nxjerrë lajme të filtruara, duhet ta mbështesë Chivu”.
Më tej, ish-sulmuesi shtoi: “Është anti-futboll, anti-drejtues, nuk kupton asgjë. Një inkompetent i pastër, njerëzit tallin b*thën me të. Kur flet me lojtarët nuk ka asnjë besueshmëri, njerëzit e marrin për tallje”. Cassano vazhdoi: “Kur shkon në Pinetina nuk di kush janë lojtarët, as të rinjtë. Vetëm Ausilio bën gjithçka. Kur ka për të marrë meritat, del Marotta të flasë me të gjithë”.
The post Cassano kritikon ashpër Marottën, pas Juve-Inter: Njerëzit tallin b*thën me të, nuk di cilët janë futbollistët e vet appeared first on Telesport.