Pas derbit agonistik Juventus-Inter 4-3, polemikat nuk u ndezën vetëm nga goli i fundit i Adzic, por edhe sjellja e Marcus Thuram. Kamerat e kapën sulmuesin zikaltër duke qeshur me vëllanë e tij Khephren, autor i një prej golave të Juves, ndërsa arbitri priste kontrollin e VAR. Shumë tifozë e panë këtë si mungesë respekti, ndaj edhe shokët e skuadrës dhe stafi i kërkuan sqarime.
Sipas “Gazzetta dello Sport”, Thuram ka shpjeguar se bëhej fjalë vetëm për një batutë mes vëllezërish: “Thuaji arbitrit që bëre faull”, – i kishte thënë ai me shaka Khephrenit, duke i mbuluar buzët me fanellë për të mos u kuptuar nga kamerat.
Skena pra nuk kishte asgjë fyese për Interin, vetëm një moment humori familjar. Pas sqarimit, grupi zikaltër është bindur dhe nuk do të ketë asnjë masë ndaj tij. Marcus Thuram do të jetë i gatshëm për ndeshjen e ardhshme të Champions-it.
The contrasting emotions of the Thuram brothers at full-time… Someone give the cameraman a raise 👏🎥 pic.twitter.com/44dQ1GI7zQ
— Football on TNT Sports (@footballontnt) September 14, 2025
The post “Thuaji arbitrit që bëre faull”; Marcus Thuram shpjegon pse qeshi me vëllanë pas golit të Juves appeared first on Telesport.