Real Madridi debuton sot në Champions ndaj O.Marseille në “Santiago Bernabéu”, me objektivin për të shmangur gabimet e sezonit të kaluar, kur u detyrua të kalonte nga një “play-off” i lodhshëm kundër Manchester City. Për Xabi Alonso, ky grup duhet mbyllur shpejt dhe pa drama, duke fituar sidomos ndeshjet në shtëpi.
Formacioni i mundshëm: Portieri: Courtois është i padiskutueshëm, Lunin pritet të ketë hapësirë vetëm në Kupë. Mbrojtja: Trent në të djathtë, Carreras në të majtë, ndërsa Militao dhe ish-mbrojtësi i Bournemouth do të formojnë qendrën, me Asencion që mbetet në pritje.
Mesfusha: Valverde rikthehet si titullar pas pushimit në La Liiga dhe do formojë treshen me Tchouameni e Güler. Ceballos e nis nga stoli. Sulmi: Mastantuono pritet ta nisë në krahun e djathtë, Mbappé në qendër, ndërsa në të majtë është dilema mes Vinicius dhe Rodrygo.
The post Real Madridi “inauguron” Champions-in e ri ndaj marsejezëve, ja si pritet të luajë appeared first on Telesport.