Kovac: Juventusi ka potencial të jashtëzakonshëm. Luajmë jashtë, me 40 mijë tifozë kundër

Niko Kovac, trajneri i Borussia Dortmundit, foli para ndeshjes së parë të Champions-it kundër Juventusit: “Videot janë pjesë e rëndësishme e analizës sonë. Kemi parë shumë ndeshje të Juves, ka potencial të madh, por edhe ne kemi skuadër të fortë. Në krahët tanë kemi ritëm dhe jemi shumë të larmishëm, e kam diçka në mendje për këtë ndeshje”.

Ai e pranoi vështirësinë e sfidës në Torino: “Luajmë jashtë, me 40 mijë tifozë kundër, një avantazh për ata. Do të duhet të rezistojmë ndaj presionit, por duam të tregojmë se kemi cilësi për t’u imponuar”.

Mbi momentin e Dortmundit: “Kemi bërë hapa të mëdhenj përpara, duam të jemi konkurrues. Nuk kemi vendosur ende si do të luajmë, por kemi një skuadër të larmishme, me lojtarë që mbulojnë disa role. Ekuilibri është çelësi”. Për Tudor: “Jam i lumtur të përballem me të. Ka bërë një punë të madhe. Juventusi ka lojtarë të shkëlqyer, do të shohim si do të përfundojë”.

The post Kovac: Juventusi ka potencial të jashtëzakonshëm. Luajmë jashtë, me 40 mijë tifozë kundër appeared first on Telesport.