Interit i duhet të kthehet 14 vite pas për të gjetur një nisje kampionati më të keqe se kjo aktualja. Më 2011/12, me Gian Piero Gasperini në stol, zikaltrit nisën nga java e dytë: humbën Superkupën ndaj Milanit, u mundën 4-3 në Palermo, barazuan me Romën dhe humbën 3-1 në Novara. Më 21 shtator, Gasperini u shkarkua.
Nga ajo kohë, Interi e ka nisur çdo sezon me bilance më të mira. Edhe me Frank De Boer (2016/17) dhe Luciano Spalletti (2018/19) kishin 4 pikë pas 3 javësh, gjithsesi më shumë se kësaj here.
Ja bilanci i 3 javëve të para në 14 sezonet e fundit:
2025/26 (Trajner: Cristian Chivu) – 3 pikë, 9 gola të shënuar dhe 6 të pësuar.
2024/25 (Simone Inzaghi) – 7 pikë, 8 gola të shënuar dhe 2 të pësuar.
2023/24 (Simone Inzaghi) – 9 pikë, 8 gola të shënuar dhe zero të pësuar.
2022/23 (Simone Inzaghi) – 6 pikë, 6 gola të shënuar dhe 4 të pësuar.
2021/22 (Simone Inzaghi) – 7 pikë, 9 gola të shënuar dhe 3 të pësuar.
2020/21 (Antonio Conte) – 7 pikë, 10 gola të shënuar dhe 6 të pësuar.
2019/20 (Antonio Conte) – 9 pikë, 7 gola të shënuar dhe një i pësuar.
2018/19 (Luciano Spalletti) – 4 pikë, 5 gola të shënuar dhe 3 të pësuar.
2017/18 (Luciano Spalletti) – 9 pikë, 8 gola të shënuar dhe një i pësuar.
2016/17 (Frank de Boer, u shkarkua pas 11 javësh) – 4 pikë, 3 gola të shënuar dhe 4 të pësuar.
2015/16 (Roberto Mancini) – 9 pikë, 4 gola të shënuar dhe një i pësuar.
2014/15 (Walter Mazzarri, u shkarkua pas 11 javësh) – 5 pikë, 8 gola të shënuar dhe një i pësuar.
2013/14 (Walter Mazzarri) – 7 pikë, 6 gola të shënuar dhe një i pësuar.
2012/13 (Andrea Stramaccioni) – 6 pikë, 6 gola të shënuar dhe 3 të pësuar.
2011/12 (Gian Piero Gasperini, u shkarkua pas 3 ndeshjeve) – Një pikë, 4 gola të shënuar dhe 7 të pësuar.
The post Chivu, start më të keq se De Boer. Duhet të kthehemi 14 vite më parë për një Inter më të dobët se ky appeared first on Telesport.