Rafuna: Bizneset po përballen me sfida që s’kanë qenë asnjëherë që 25 vite

Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, tha se biszneset në Kosovë po përballen me sfida si asnjëherë më parë.

“Biznesi është duke u përballur me një sfidë si anjëherë më parë që nga paslufta, sepse ne kemi kaluar në faza të ndryshme të tranzicionit. Edhe kërkesat e biznesit kanë qenë të ndryshme, por kësaj here biznesi është duke kaluar në sfida shumë, shumë të mëdha”, u shpreh ai, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Sipas tij, sifdat fillojnë pasi ekzekutivi apo insittucionet e vendit nuk kanë marrë asnjë veprim për reforma, duke thënë se është viti i shtatë që nuk ka anjë reformë në politikat fiskale. Veç kësaj, sfidë tha se është sistemi i arsimit, pasi nuk ka asnjë reformë që lidhë sistemin e arsimit me reformat e tregut.

“Te sundimi i ligjit, nuk kemi ende reforma që biznesit i jep mundësi që lëndët të zgjidhen në një afat sa më të shkurtër ashtu siç e kërkon ligji së pari dhe siç ishte dashtë me qenë për të mirën e biznesit”, shtoi ai.

Në anën tjetër, Rafuna foli edhe për sfidën e fundit, që sipas tij është energjia elektike, si dhe sjelljen e investitorëve të huaj, për shkak të siç thotë ai, deklaratave të pamatura të udhëheqësve të institutcioneve.

“Po sulmohemi, po bëhet luftë, sanksionet e Bashkimit Evropian, prishja e raporteve me partnerët strategjik dhe gjitha këto jo vetëm që e kanë tremb investiorin e huaj, por edhe investitorët tonë që ta shtrijnë investimin jo në Kosovë, por në vendet e rajonit. Biznesi është duke u përballë me sfida, po e them edhe një herë që s’kanë qenë në 25 vjet e fundit”, ka thënë Rafuna.