Cristian Chivu nuk e ka nisur aspak mirë tek Inter, pasi në 3 ndeshjet e para në Serie A, zikaltrit kanë fituar një dhe kanë humbur dy takime.
Ndërkohë, në Itali po përflitet për një skenar shumë të bujshëm. Aventura e trajnerit rumun tek Inter mund të marrë fund shumë më shpejt nga sa pritej dhe përflitet për një rikthim të Jose Mourinho-s.
Portugezi është i “papunë” pas shkarkimit nga Fenerbahce dhe është e sigurt që do t’i thoshte “po” një propozimi për t’u rikthyer tek Inter, aty ku fitoi tripletën në vitin 2010.
Deri tani nuk ka ende asgjë zyrtare, ky është thjesht një skenar që qarkullon në disa media italiane. Por, ajo që mund të thuhet me siguri të plotë, në rast se Inter nuk reagon dhe pëson të tjera disfata në javët në vijim, atëherë shkarkimi i Chivu nuk do të jetë thjesht një skenar…
The post Skenari i fundit që po përflitet në Itali. Chivu do shkarkohet, rikthehet Mourinho appeared first on Telesport.