Policia ndalon tre persona për falsifikim në dosjet e patentë shoferëve

Policia e Kosovës, përmes Sektorit për Hetimin e Korrupsionit, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, ka ndërmarrë veprime hetimore lidhur me një rast të falsifikimit të dokumenteve zyrtare.

Hetimet janë zgjeruar pas veprimeve të mëhershme të zhvilluara më 21 gusht 2025.

Sot janë ftuar për intervistim katër persona, të cilët dyshohet se kanë qenë të përfshirë në falsifikimin e dokumenteve zyrtare me qëllim të kompletimit të dosjeve për kandidatë për patentë shofer, duke shkelur procedurat ligjore.

Pas intervistimit në prani të avokatëve, me vendim të Prokurorit janë ndaluar tre persona për 48 orë, ndërsa një është liruar në procedurë të rregullt.

Hetimet po vazhdojnë në koordinim me Prokurorinë kompetente për zbardhjen e plotë të rastit dhe procedimin ligjor ndaj personave përgjegjës.