Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë për VOX Kosova se dëshmia e ish-ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin në Gjykatën Speciale, do ta ndihmon këtë institucion të drejtësisë për ta kuptuar se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë luftë çlirimtare.
“Jam i bindur që do ta ndihmon Gjykatën për ta kuptuar më mirë, më drejt dhe më saktë kontekstin e luftës edhe faktin që ne kemi bërë luftë çlirimtare, e që e kemi pasur të detyrueshme, e që ka qenë një luftë shumë e pabarabartë”, tha Haradinaj.
“Është një vlerësim edhe i palës vet fakti që ai ka pranuar me ardhë për të dëshmuar. Është respekt për presidentin Thaçi, është respekt për atë që përfaqëson ai edhe për Kosovën. Po drejtësia për çlirimtarët është vetëm një. Pafajësi dhe lirim”, shtoi