Barcelona fitoi mbrëmë 6-0 ndaj Valencia-s në La Liga, në sfidën e luajtur në stadiumin “Johan Cruyff”, i cili ka vetëm 6000 vende. Rikthimi i shumëpritur i Barcelonës në “Camo Nou” do të ndodhë shumë shpejt.
Gazetari spanjoll Jose Alvarez zbuloi në emisionin e famshëm “El Chiringuito” se rikthimi i Barcelonës në “Camp Nou” do të ndodhë më 28 shtator, në sfidën ndaj Real Sociedad. Kjo do të thotë që edhe sfida e shumëritur në Champions League ndaj PSG-së do të luhet në “Camp Nou”.
Edhe javën e ardhshme, ndaj Getafe, Barcelona do luajë në stadiumin e vogël “Johan Cruyff” dhe më pas do rikthehet në “Camp Nou”.
The post Vjen lajmi i madh për Barcelonën, mësohet kur katalanasit do rikthehen zyrtarisht në “Camp Nou” appeared first on Telesport.