Al-Nassr nuk njeh kufij, 130 milionë euro për të “paprekshmin” e Guardiolës

“Fichajes” raporton se Al-Nassr i ka dërguar së fundmi Manchester City-t një ofertë 130 milionë euro për Phil Foden. Klubi saudit po punon për të pasur një ekip kompetitiv me emra të njohur dhe jo thjesht “veteranë” që janë në perëndim të karrierës.

Megjithatë, përgjigjja e “Qytetarëve” ka qenë negative, pasi Phil Foden është i “paprekshëm” dhe një lojtar shumë i rëndësishëm për Pep Guardiolën. Pavarësisht refuzimit për Phil Foden, Al-Nassr ka në fokus emra të tjerë që luajnë në Premier League dhe në ligat e tjera elitare në Europë.

Me Cristiano Ronaldo-n në qendër të projektit, Al-Nassr synon të fitojë çdo trofe të mundshëm dhe për të arritur këtë objektiv, duhen përforcime të bujshme. Deri tani, AL-Nassr ka afruar emra si Ingo Martinez, Joao Felix, Kinglsey Coman, Mohamed Simakan etj, por klubi saudit nuk mjaftohet me kaq dhe synon transferime të tjera të bujshme.

The post Al-Nassr nuk njeh kufij, 130 milionë euro për të “paprekshmin” e Guardiolës appeared first on Telesport.