Ish-ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James Rubin në dëshminë e tij në Hagë është pyetur nga trupi gjykues edhe për librin “Life on the Frontlines of American Diplomacy” të Christopher Hill ku ky i fundit e kishte përshkruar se Rubin e kishte mësuar atë kohë Hashim Thaçin edhe për veshjet e tij.
Rubin deklaroi se diçka e tillë ishte e pasaktë dhe se Hill kishte shkruar shumë të pavërteta.
Sipas tij, Hill ishte kundër UÇK-së dhe se ishte përpjekur t’ia dëmtonte figurën dhe të minimizonte rolin e tij si diplomat.
“Absolutisht e pasaktë. Christopher Hill ishte i anshëm në favor të LDK-së dhe ishte kundër UÇK-së, unë kam qenë i paanshëm. Mua më është kërkuar të punojë me udhëheqësin e delegacionit. Hill e bën në mënyrë të pamatur sikur unë flisja me Thaçin për veshjet e tij. Hill ka qenë i anshëm, është përpjekur të më dëmtojë figurën mua, dhe të dëmtojë edhe sekretaren Albright, duke u thënë se ajo kishte influencuar drejtuesin e delegacionit të UÇK-së në Rambuje dhe në fakt në thjesht kishim një objektiv. Unë desha të realizoja objektiviat e Albright, Hill në mënyrë të pavërtetë, duke shpikur historira, ka minimizuar dhe rolin tim si diplomat. Ai është personi që i dëmtoi disa nga diskutimet atje dhe për shkak të tij nuk e morrëm “PO”-në nga UÇK-ja për marrëveshjen”, tha Rubin gjatë dëshmisë së tij.