Manchester City fitoi 3-0 në “Etihad Stadium” derbin ndaj Manchester United, por për një nga punonjësit në barin e klubit nuk ishte aspak një ditë e mirë, ajo e djeshmja.
Një nga punonjësit në barin që ndodhet në stadiumin e Man. City, kishte veshur ditën e djeshme fanellën e Man. United. Foto e tij duke shërbyer me fanellën e rivalit historik u shpërnda me shpejtësi në rrjetin social “X” dhe shkaktoi një reagim të madh nga tifozët e Man. City, të cilët kërkuan direkt largimin e tij nga puna.
Reagimi i Man. City nuk vonoi dhe përmes një postimi në rrjetet sociale bëri të ditur pushimin nga puna të punonjësit që mbante veshur fanellën e Man. United gjatë ditës së djeshme në barin e stadiumit “Etihad”.
The post I doli foto duke shërbyer me fanellën e Man. United, Man. City e përjashton direkt nga puna appeared first on Telesport.