Prokuroria Speciale e Kosovës, ka njoftuar se është arrestuar një person me inicialet D.N nën dyshimin për krime lufte kundër popullsisë civile.
Sipas Prokurorisë Civile, D.N është arrestuar në pikëkalimin kufitar “Dheu i Bardhë” në kufi me Serbinë.
Postimi i plotë:
Komunikatë e Përbashkët nga Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës
ARRESTOHET NJË PERSON NËN DYSHIMET PËR KRIME LUFTE
Prishtinë, 15 Shtator 2025 – Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, Policia e Kosovës, përkatësisht hetuesit nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, të hënën kanë arrestuar personin me inicialet D.N., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Krim lufte kundër popullsisë civile”.
I dyshuari D.N., është arrestuar në pikëkalimin kufitar Dheu i Bardhë, në kufi me Serbinë.
D.N., dyshohet se gjatë luftës në Kosovë, në periudhën nga 13 prilli deri më 30 prill 1999, në bashkëkryerje me pjesëtarë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë në vrasjen e 25 civilëve shqiptarë në Komunën e Gjilanit.
Brenda afatit të paraparë ligjor, Prokuroria Speciale do të paraqesë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamenti Special.