Mbrojtja e Thaçit, Veselit e Krasniqit, përmendja e Haradinajt, rrëzimi i akuzave ndaj UÇK-së: Fjalët e Rubinit deri më tash

James Rubin, ish-diplomati i njohur amerikan, ka dalur në mbrojtje të UÇK-së, dhe emrave që po akuzohen nga Gjykata Speciale.

Edhe pse më shumë foli për Hashim Thaçin, Rubin mbrojti publikisht edhe Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e në përgjethsi UÇK-në.

Fillimisht, për Thaçin tha se nuk kishte autoritet brenda UÇK-së, por që vendimtare ishte fjala e komandantëve.

“Po. Ideja është që nuk mund të bëheshin deklarata specifike për pavarësinë, dhe ky ishte thelbi i diplomacisë. Ne donim që të mblidhej të gjithë. Ishte moment unik ky në histori ku shtetet e mëdha, po përpiqeshin të parandalonin një masakër. Për ta bërë këtë ne donim që fuqitë e mëdha të puonin së bashku. Jo vetëm Amerika. Ne nuk kishim qëndrim të qartë sa i takon pavarësisë. Na duhej kompromis, përpjekje, të kalonim në fazën e radhës. Ai duhej të diskutonte me komandantët e UÇK-së, personat që kërkonin i donin të gjitha, diplomacia nuk mund të jetë perfektë, ne donim të gjenim mesin e artë. Ishte moment shumë i vështirë. Ai më shpjegoi se nuk ishte përgjegjës për këtë. Ishte personi që po komunikonte me ne sepse kishte rol politik në UÇK por jo udhëheqës, nuk kishte kompetenca, autoritet. Ishte pasqyrim i një lëvizjeje. Ata donin të konfirmohej se do të realizohej pavarësia. Ata donin të konfirmohej se do të realizohej pavarësia. Po ta bënte këtë, po të nënshkruante pa fjalën pavarësi, do të quhej tradhtar”, deklaroi Rubin në Gjykatën Speciale.

Më pas, Rubin e mbrojti haptasi edhe Jakup Krasniqin.

“Ne nuk kemi gjetur asnjë të dhënë, asnjë provë, informacion, që lidhte pretendime të tilla për vrasje me udhëheqës të tillë, as me Thaçin as me Krasniqin. Rreth 25 vite pasi jam larguar nga qeveria, kam pyetur të gjithë ata që mund të kishin pasur ifnroamcion lidhur me këtë pretendim, dhe jo vetëm në vitet 2000, por edhe dekada më vonë kur miqtë e shoktë e mi kishin mundësi të më jepin informacion, asnjëherë nuk më kanë dhënë informacion për këto pretendime”, tha ai.

E një deklaratë e rëndësishme, ishte bashkëpunimi i Ramush Haradinajt me CIA-n.

“Këtë e kam mësuar vetëm në ’99-tën, por në atë kohë mësova se kjo ka ndodhur edhe në ’98-ën. E di që Gelbard ishte takuar me UÇK-në dhe mësova në ’99-tën kur shkova vetë në Kosovë dhe takova shefin e CIA dhe gjithë punonjësit e CIA, atëherë mësova për marrëdhëniet e tyre me Haradinajn dhe e di që kishte vite që kanë qenë në kontakt me njëri-tjetrin”, tha Rubin.

James Rubin, ish-Nënsekretar i Shtetit i ShBA-së, pyetur nga avokatja e Jakup Krasniqit për kampanjat dezinformuese të Sllobodan Millosheviqit dhe se ai konsideron ato si të marra “nga libri i lojës” së Federatës Ruse, tha se përvoja e tij mbi 25 vjeçare e ka mësuar që po.

Avokatja: Millosheviqi a e adoptoi librin e lojës së Rusisë për dezinformim?

Rubin: Për dy vite e gjysmë (gjatë administratës Biden), pata qasje në lloj lloj inteligjence per metodat dezinformimi rus. E kombinuar kjo me përvojën gjatë të nëntëdhjetave, dymijëtave e gjer më 2010 arrita në konkluzion se krjet akuzat për këso kriminalitete dhe vrasje dhe gjithëfarëshme e akuzash janë gjerësisht kampanja të gjera ruse, të ndjekura dhe sponsorizuara nga organizata ruso-serbe. Ky ishte gjykimi që arrita në këto 25 vite, se si prodhohet e ekzagjerohet kjo.