Lajme të mira për Milanin nga infermieria, sidomos për Mike Maignan dhe Strahinja Pavlovic. Pas fitores ndaj Bologna në “San Siro” kishte shqetësime për gjendjen e dy lojtarëve, të cilët u detyruan ta linin fushën para kohe.
Të hënën paradite, të dy iu nënshtruan ekzaminimeve mjekësore, të cilat përjashtuan dëmtimet muskulore. Gjendja e tyre do të vlerësohet ditë pas dite, sipas ecurisë klinike. Pavlovic u ndal që në pjesën e parë dhe u zëvendësua nga De Winter, ndërsa Maignan u detyrua të dalë nga fusha në fillim të pjesës së dytë, duke ia lënë vendin Terraccianos.
Diagnozat e para flisnin për një shqetësim në pulpën e djathtë për portierin francez dhe problem në fleksorin e majtë për mbrojtësin serb. Allegri u shpreh në DAZN: “Maignan në Udine me shumë mundësi nuk do të jetë, pulpa është e rrezikshme. Terracciano debutoi mirë, jam i kënaqur, kemi edhe Torrianin, që është shumë i aftë”.
The post Milani merr lajme nga “infermieria”; ja gjendja e Maignan dhe Pavlovic pas analizave appeared first on Telesport.