Dy gra kanosën dhe ushtruan presion psiqik ndaj një tjetre në Istog

Dy gra dyshohet se kanë bërë presion psiqik dhe kanë kanosur një grua tjetër në Istog.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, të dyshuarat nuk janë gjetur në shtëpinë e tyre.

“Është raportuar se dy të dyshuarat femra kosovare janë duke i bërë presion psikik dhe duke e kanosur ankuesen femër kosovare. Lidhur me rastin njësitet policore kanë kërkuar në shtëpinë e tyre të dyshuarat, por nuk i kanë hasur. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e Policisë.