Burim Ramadani, njohës i çështjeve të sigurisë, ish kryeinspektor i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, ka reaguar për gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale në Hagë duhet të thënë se ky proces duhet të përfundojë me lirimin e tyre.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai tha se procesi në Hagë ndaj ish krerëve të UÇK-së “është përcjellë në vazhdimësi me shkelje të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut”.
“Fundi duhet të jetë me lirim, anipse kjo nuk e lehtëson dhimbjen prej qasjes së deritashme të procesit në Hagë! Procesi atje është përcjellë në vazhdimësi me shkelje të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. Sot dëshmia e James Rubin edhe e rëndësishme, edhe ndriçuese. #LiriaKaEmer”, ka shkruar Ramadani.