Rreth 40 milionë euro dëmi nga kontratat kolektive në Fushë Kosovë

Besnik Osmani, kandidat për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani, ka folur për  për barrën financiare që po u shkaktojnë komunave kontratat kolektive.

Sipas tij, i cili foli në emisionin Fol me Arin në Klan Kosova FM, kontratat kolektive janë bërë një lloj kuçedre për komunat, transmeton Klankosova.tv.

Në bazë të marrëveshjes ekzistuese ndërmjet sindikatave dhe Qeverisë, këto kontrata duhet të paguhen nga fondet qendrore. Por në realitet, ne si komunë po padisemi, ndërsa qeveria po vazhdon avazin e vjetër duke i marrë këto mjete nga buxheti i komunave. Vetëm për Fushë Kosovën, dëmi arrin rreth 40 milionë  euro”, tha Osmani.