Slot: Këmbëngulja deri në sekondën e fundit po na shpërblen, këto fitore të shijojnë shumë

Liverpool po kthehet në një skuadër e minutave të fundit, me 4 fitore të arritura në kohën shtesë apo ne minutat e mbetura të kohës së rregullt. Përfshi edhe suksesin e fundit 1-0 në fushën e Burnley, falë penalltisë së Salah.

Pas 90 minutash, kur pashë sa kohë shtesë dha gjyqtari i katërt, u shokova. Isha ende i shokuar në momentin që morëm penalltinë sepse vetëm pesë minuta kohë shtesë në këtë ndeshje ishin pak. Por në fund isha i kënaqur me të”, tha trajneri i Liverpool, Arne Slot.

Nuk mendoj se Salah ka nevojë për ndonjë vetëbesim shtesë kur është aty. Ai e di që mund ta shënojë penalltinë, gjë që e bëri, gjë që ishte një lehtësim për ne pasi nuk krijuam shumë raste këtu. Por këmbëngulëm deri në fund dhe ia dolëm mbanë”, shtoi Slot.

Nuk ishte një ndeshje ku krijuam shumë raste, gjë që është e vështirë kur luan me 11 lojtarë në zonën e tyre. Dhe kur nuk shënon, besimi i tyre vetëm sa rritet. I lodhëm, vazhduam të luanim dhe e lëviznim topin. Kënaqesh kur fiton kështu”, deklaroi trajneri holandez.

The post Slot: Këmbëngulja deri në sekondën e fundit po na shpërblen, këto fitore të shijojnë shumë appeared first on Telesport.