Amorim gati të “hapë krahun” nga United: Nëse klubi vendos të më largojë jam gati të marr valixhet

Trajneri i Manchester United, Ruben Amorim, pas humbjes së rëndë 0-3 të skuadrës së tij kundër City në derbi, u shpreh i dëshpëruar: “Nëse i shohim tre golat, mund t’i kishim shmangur. Mund të jemi më agresivë”.

Në këto lloj ndeshjesh, kundër skuadrave kryesore, detajet e vogla bëjnë diferencën. Performanca nuk ishte e mirë. Në momente të caktuara ata ishin më të mirë se ne dhe në fund, nuk largohemi me një ndjenjë të mirë“, reflektoi Amorim.

Pas katër ndeshjeve, United ka vetëm katër pikë, rezultat i një fitoreje, një barazimi dhe dy humbjeve në Premier League. Trajneri portugez foli edhe në lidhje me situatën e krijuar te “djajtë e kuq”.

Ne po ndërtojmë diçka, duke u përpjekur të luftojmë kundër këtyre skuadrave. Nuk po gjej justifikime, duhet të bëjmë më mirë. Duke parë vitin e kaluar, ne barazuam dhe fituam kundër City, por në detajet e vogla, loja e fundit nuk ishte mjaftueshëm e mirë. Po ndërtojmë diçka, por padyshim që duhet të fitojmë“, tha Amorim.

Nuk do ta ndryshoj vizionin tim për futbollin. Nëse është kërkesë e klubit, atëherë ata do të duhet të ndryshojnë trajnerin. Do të bëj gjithçka që mundem për United. U them tifozëve se po vuaj më shumë se ata“, deklaroi Amorim.

The post Amorim gati të “hapë krahun” nga United: Nëse klubi vendos të më largojë jam gati të marr valixhet appeared first on Telesport.