Bayern Munich po dominon në Bundesliga, me 9 pikë të plota pas tri javëve të para. Por, ajo që bie në sy, është numri i madh i golave që po realizojnë bavarezët, 14 të tillë deri më tani.
Fitorja 5-0 ndaj Hamburg tregon edhe një herë forcën e Bayern, që kërkon të vendosë që tani diktatin. “Ishte thjesht një ndeshje fantastike që nga minuta e parë. Ndoshta nuk është ende Oktoberfest, por sigurisht që ishte për ne, përfshirë atmosferën”, tha trajneri Vincent Kompany.
“Ne filluam shkëlqyeshëm kampionatin dhe deri më tani gjithçka po funksionon në mënyrë perfekte. Megjithatë, ka shumë mekanizma automatikë dhe ende duhet t’i përsosim ato”, tha Kompany.
The post Kompany i thur lëvdata Bayern: Më duket sikur jemi në Octoberfest, por duhet ende punë appeared first on Telesport.