Barcelona shkëlqeu në “Estadi Johan Cruyff”, duke mposhtur Valencian 6-0, në javën e katërt të La Liga-s. Golat erdhën nga Fermín López, Raphinha dhe Lewandowski, të gjithë me dopietë, por shpirtin e lojës e diktoi Pedri, kapiten i blaugranëve, i cili udhëhoqi skuadrën drejt dominimit absolut: 24 gjuajtje në total, 10 në portë.
Pedri tregoi lidership jo vetëm me hierarki, por me aftësi teknike: thyerje aksionesh, pasime të sakta, presion. Topi lëvizte me shpejtësi kur kalonte në këmbët e tij, gjithmonë një hap përpara të tjerëve. Në një stadium që kujton legjendën holandeze, ai nderoi Johan Cruyff me futboll estetik, elegant dhe efektiv.
Pas ndeshjes, Pedri postoi në Instagram: “Nder i madh të jem sërish kapiten dhe të nderoj kujtimin e Cruyff me këtë fitore të madhe. Punë e shkëlqyer ekipore”. Me mungesa si Yamal, Gavi dhe De Jong, Pedri ishte referenca kryesore e Barcelonës: 93 pasime të plota, 29 në zonën sulmuese, 9 topa të rikuperuar, 2 driblime dhe 2 raste goli, duke konfirmuar se është motori i skuadrës katalanase.
The post Pedri, kapiten dhe lider absolut në fitoren spektakolare 6-0 të Barcelonës appeared first on Telesport.