Edwin van der Sar, një nga portierët më të mëdhenj të historisë, kujtoi zgjedhjen bërë prej tij në vitin 1999. Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, ai tha: “Kisha dy mundësi zgjedhjeje: Liverpool ose Juventus. Fola me të dyja klubet, por zemra më dërgoi në Itali.
Serie A ishte kampionati më i mirë në ato vite, Juventusi një klub historik, që na kishte mundur në finalen e Champions-it 1996. Më pëlqente fanella bardhezi dhe më intrigonte ideja për të luajtur aty ku kishte shkëlqyer një portier legjendar si Zoff”.
Van der Sar pati vështirësi në Torino, por nuk e konsideron gabim zgjedhjen e tij për t’u bashkuar me Juventusin.
The post Van der Sar: Më 1999 mund t’i isha bashkuar Liverpool-it, ja pse zgjodha Juventusin appeared first on Telesport.