Carlo Ancelotti, në një intervistë për “France Football” foli mbi marrëdhënien me Vinicius dhe Kylian Mbappé. Për brazilianin u shpreh: “Është shumë e lehtë ta stërvitësh. Kam një raport fantastik me Vinicius, bën gjithçka i kërkoj dhe nuk kam pasur kurrë probleme me të. Në kombëtare nuk ndodhin shpesh pakënaqësi. Nëse dikush nuk është i lumtur, thërras një tjetër. Nuk kam më detyrimin e një klubi për ta stërvitur gjithë sezonin”.
Për Mbappé theksoi: “Në një vit, Kylian nuk më ka kërkuar asgjë, as për të gjuajtur penallti, as për të luajtur në një pozicion apo jo. Gjithmonë është sjellë me shumë thjeshtësi. Shënoi 44 gola dhe mendoj se sezoni i dytë do të jetë edhe më i mirë, sepse tashmë është përshtatur dhe shokët e skuadrës e njohin.
Roli i tij në fushë? Për mua, Mbappé është qendërsulmues. Është i shpejtë, teknik, i fortë në hapësira të ngushta dhe duhet të jetë pranë portës. Në krah do të shënonte më pak. Nuk është e vërtetë që nuk i pëlqen të mbrojë, thjesht detyra e tij kryesore është të shënojë”.
The post Ancelotti “hap barkun”, tregon sa e vështirë është t’i drejtosh Mbappe dhe Vinicius appeared first on Telesport.