Lewandowski paralajmëron Yamal: Kurrë si ai në moshën e tij, por dyshoj se mund të zgjasë 20 vite

Robert Lewandowski ka dhënë një intervistë për “The Times”, ku foli për ndryshimin mes brezave, përvojën te Barcelona dhe talentin e Lamine Yamal: “Si i menaxhoj gjeneratat e reja në dhomat e zhveshjes? Duhet të them se ishte një sfidë e madhe. Unë vija nga një brez tjetër dhe më duhej të mendoja si të nxirrja më të mirën prej tyre.

Më parë, bërtitja ishte një mënyrë motivimi. Tani, nëse bërtet shumë, reagimi nuk është i njëjtë. Tani duhet t’i shpjegosh gjërat ndryshe. Duhet të flasësh shumë. Të rinjve nuk iu pëlqen të qortohen. Duhet të përqendrohesh më shumë tek aspekti mental i futbollit”.

Për Yamal, kujton: “Në stërvitjen time të parë, ishte 15 vjeç. Luante kundër një mbrojtësi me përvojë dhe bënte çfarë donte. Kam parë shumë lojtarë të mirë që kanë nevojë për kohë, por jo ai. Nuk kisha parë kurrë atë lloj talenti në atë moshë. Sfida e tij më e madhe? Të ketë ende uri pas tri ose më shumë vitesh. Dyshoj se nisja në elitë në moshën 16 vjeç mund të zgjasë 20 vite”.

The post Lewandowski paralajmëron Yamal: Kurrë si ai në moshën e tij, por dyshoj se mund të zgjasë 20 vite appeared first on Telesport.