Di Canio përulet para 40-vjeçarit Modric: Madhështor, një monument në lëvizje…

Nga studio e “Sky Sport”, Paolo Di Canio shprehu gjithë admirimin e tij për Luka Modric, protagonist absolut kundër Bologna, me golin e parë si kuqezi. “Madhështor, një monument në lëvizje. I përulur, i mrekullueshëm. Vetëm kjo mjafton: përulësia, thelbi dhe eleganca”.

Modric vazhdon të shkruajë historinë. Në moshën 40 vjeç e 5 ditë, ai është bërë mesfushori më i vjetër që shënon në Serie A, duke përmirësuar rekordin e Nils Liedholm (38 vjeç e 169 ditë, më 26 mars 1961 kundër Interit).

“OptaPaolo” shkroi në “X”: “Luka Modric (40 vjeç e 5 ditë) është mesfushori më i moshuar që ka shënuar në historinë e Serie A, duke kaluar rekordin e Nils Liedholm. I pjekur”.

The post Di Canio përulet para 40-vjeçarit Modric: Madhështor, një monument në lëvizje… appeared first on Telesport.