2 fitore radhazi pa pësuar gol, Allegri lavdëron Modric: I mrekullueshëm, kënaqësi ta shohësh

Milan-Bologna për Massimiliano Allegri përfundoi disa minuta më herët dhe pa xhaketë, por trajneri minimizoi: “Asgjë serioze. Ishte episodi i penalltisë, debatova me arbitrin e katërt dhe për fat xhaketa më shpëtoi”. Kuqezinjtë morën fitoren e dytë radhazi, pa pësuar gol: “Është një grup djemsh të jashtëzakonshëm, punojnë fort, nuk ankohen. Synimi është rikthimi në Champions. Duhet të përmirësohemi, por djemtë po bëjnë shumë mirë. Punojmë çdo ditë për t’u rritur”.

Pastaj elozhe për lojtarin vendimtar: “Modric është një lojtar i jashtëzakonshëm, kënaqësi ta shohësh. Është i përulur, i mrekullueshëm, e di ku do të shkojë topi një minutë më parë”.

Për Santi Gimenez, që goditi dy herë shtyllën: “Ka vrapuar shumë, ka pasur 2-3 raste, por u lodh. Është djalë i mirë dhe teknikisht shumë i aftë”.

Mbi Maignan, i dalë në minutën e 55-të: “Ndoshta në Udine nuk do të jetë, pulpa është e rrezikshme. Terracciano debutoi mirë, kemi edhe Torriani. E rëndësishme është fryma e skuadrës”.

The post 2 fitore radhazi pa pësuar gol, Allegri lavdëron Modric: I mrekullueshëm, kënaqësi ta shohësh appeared first on Telesport.