Shqiptarët “pushtojnë” Hagën

Mijëra shqiptarë kanë zbarkuar sot në qytetin holandez të Hagës, në kërkim të drejtësisë për ish-krerët e UÇK-së, të cilët po gjykohen për krime lufte. Kronika e përgatitur nga gazetari Fidan Zejnullahu i cili ndodhet në Hagë, sjellë të gjitha detajet.

Janë rrugët e qytetit të Hagës në Holandë.Por, ky qytet të dielën, u vesh i tëri më ngjyrat kuq e zi.Madje këtu, nuk munguan as simbolet tradicionale shqiptare.

Në këtë formë mijëra qytetarë shqiptarë, marshuan drejt sheshit “Englandspiel”, fare pranë objektit të Gjykatës Speciale në Hagë.Krejt kjo në mbeshtetje të ish-krerëve të UCK-së, që tash e 5 vite ndodhën për gjykim në Dhomat e Specializuara në Hagë.Rrugën drejt Hagës, të dielën e morën edhe qytetarët nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Një protestues tjetër, vendosi që në këtë formë, ta paraqes pakënaqësinë e tij, kundër Gjykatës Speciale.Ky kryetaren e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trandafilova, e paraqiti në këtë mënyrë.

Në Hagë të dielën, nuk mungoan as ish-komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Ndërsa nuk munguan as deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Protesta që nisi në ora 14:00, përfundoi në mënyrë të qetë.Nga këtu, protestuesit marshuan drejt objektit të Gjykatës Speciale.Kjo bëri që Policia e Hagës, të mobilozohen.

Pavarësisht që protesta ishte paqësore, kjo nuk i pengoi dy policë të Hagës, të cilët përdorën forcën me dy nga protestuesit shqiptar.Pas pak minutash, forcat e rendit holandeze u shtuan.Ndërsa rreth orës 16:00, protestuesit u shpërndanë të qetë.