Real Madrid gjen në Angli zëvendësuesin ideal të Vinicius Junior

Rinovimi mes Vinicius Junior edhe Real Madridit nuk ka ardhur ende. Në rast se braziliani nuk do rinovojë sipas kushteve të vendosur nga klubi, atëherë largimi i tij nga Madridi mund të ndodhë që verën e ardhshme.

Për të mos u gjendur të papërgatitur, drejtuesit e Real Madrid kanë nisur që tani nga puna për të gjetur zëvendësuesin ideal të Vinicius Junior.

“Defensa Central” raporton se objektivi i madh i Real Madrid është sulmuesi anësor i Leicester, jeremy Monga. 16-vjeçari konsiderohet si e ardhmja e futbollit anglez dhe ndaj tij ka pritshmëri shumë të mëdha.

Një titullar i padiskutueshëm te Leicester, ku synimi kryesor është rikthimi në Premier League në fund të sezonit. Sipas raportimit në fjalë, Real Madrid nuk do të presë sa lojtari të mbushë 18 vjeç, por mund të arrijë marrëveshjen me Leicester që më parë dhe sulmuesi të vazhdojë të qëndrojë te “Dhelprat” deri sa të arrijë moshën madhore dhe më pas mund të bëhet pjesë e “Los Blancos”.

The post Real Madrid gjen në Angli zëvendësuesin ideal të Vinicius Junior appeared first on Telesport.