PSG nuk e llogarit Lens. Barcola fantastik, tani mendja është te Champions League (video)

PSG ka marrë fitoren e katërt rresht në Ligue 1. “Viktima” e radhës e parizienëve është Lens. PSG ka fituar 2-0 ndaj Lens në sfidën e luajtur në “Parc des Princes”.

Protagonisti kryesor i takimit ishte Bradley Barcola me dy gola të shënuar, i pari me një goditje gjithë klas në minutën e 15-të dhe i dyti me një goditje të fuqishme nga distanca në fillim të pjesës së dytë.

Pavarësisht fitores, PSG pësoi një “humbje” të madhe, pasi Khvicha Kvaratskhelia la fushën e lojës pas 30 minutash dhe u largua. Ende nuk dihet sa kohë do mungojë gjerogjiani. Të dëmtuar po ashtu janë edhe Ousmane Dembele dhe Desire Doue.

Pas fitores 2-0 sot ndaj Lens, sfida e radhës do jetë në mesjavë ndaj Atalantës në Champions League, ku parizienët do synojnë të mbrojnë titullin kampion.

SHIKOGOLAT

The post PSG nuk e llogarit Lens. Barcola fantastik, tani mendja është te Champions League (video) appeared first on Telesport.